SPAK ka sekuestruar pasuritë e familjarëve të baronit të drogës, Gëzim Çelës. Në sekuestro janë vënë pasuritë e ish-gruas së Çelës, pasuritë e të vëllait dhe të një ortaku, të cilat dyshohet se janë vënë nga trafiku i drogës.
Në sekuestro janë vënë apartamente, 12 makina, llogari bankare e një shoqëri tregtare.
Njoftimi:
Në kuadër të veprimeve hetimore e proceduriale, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, bazuar në Ligjin Nr. 10 192, datë 03.12.2009, “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, (i ndryshuar), me vendimin Nr. 13, datë 17.03.2024, ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, duke vendosur masën provizore të sekuestros të pasurive si më poshtë:
1. Pasurisë së llojit “Njësi Tregtare”, me sipërfaqe 237 m2, në pronësi të shtetases M.Th., e ndodhur në Tiranë, me çmim shitje 321 120 Euro (sipas kontratës së porosisë së datës 18.02.2008);
2.Pasurisë së llojit “Apartament”, me sipërfaqe 74 m2, në pronësi të shtetases M.Th., e ndodhur në Tiranë, me çmim shitje 42 200 Euro;
3.Pasurisë së llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 77, 2 m2 në pronësi të shtetases M.Th., e ndodhur në Tiranë, me çmim shitje 40 000 Euro;
4.Automjetit BMW X3 3.0D, në pronësi të shtetasit N.Ç.;
5.Automjetit furgon i markës Mercedes Benz, Tipi 639, Modeli Vito 109 CDI, në pronësi të subjektit N.Ç.;
6.Shuma monetare në total prej 4 576 585 Lekë, në llogaritë bankare të shtetasit N.Ç;
– Volkswagen Golf, prodhim i vitit 2015;
-B.M.W., prodhim i vitit 2011;
-Volkswagen, prodhim i vitit 2006;
-Audi, prodhim i vitit 2007;
-B.M.W., prodhim i vitit 2004;
-Fiat “Doblo”, prodhim i vitit 2014;
-Mercedez Benz, prodhim i vitit 2010;
-Daimler Chrysler, prodhim i vitit 2007;
-Volkswagen Golf, prodhim vitit 2009;
-Volkswagen Golf Tdi, prodhim i vitit 2016.