Shpërthim me lëndë plasëse në një mobileri në Durrës, shoqërohen tre persona në polici!

Një shpërthim ka ndodhur në një dyqan në lagjen nr. 14, në Durrës. Mësohet se persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndë plasëse në ambientet e biznesit.

Ende nuk ka informacion, nëse si pasojë e këtij shpërthimi ka të lënduar në njerëz apo vetëm dëme materiale.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *