Këngëtarja Xhensila Myrtezaj festoi 31-vjetorin e lindjes dy ditë më parë në një festë të organizuar ku morën pjesë familjarë dhe miq të saj. Por, në festën e ditëlindjes së artistes mungoi ish-bashkëshorti Bes Kallaku, me të cilin raportohet se është në një proces divorci.
Kjo është ditëlindja e parë e Xhensila Myrtezajt pa aktorin, urimi i të cilit mungoi për ish-partneren në këtë ditë të veçantë për të. Këngëtarja ka publikuar foto nga festa krah dy fëmijëve të saj, ku ka falenderuar ndjekësit për urimet e tyre. Por duket se këngëtarja thumboi edhe aktorin me postimin e saj.
“Dy duar, dy fëmijë, një zemër e vetme për ta! #MëShumëS’kaVend”, shkruan ajo, duke lënë të nënkuptohet që Bes Kallaku nuk ka më vend në jetën e saj. Ps: faleminderit për çdo urime te përzemërt qe me keni dërguar”, përfundoi këngëtarja postimin.