Prokuroria e Fierit ka sekuestruar sot pasuritë e biznesmenit Saimir Taullau, pasi dyshohet se rrjedhin nga veprimtari kriminale e trafikikut të lëndëve narkotike.
Saimir Taullau është arrestuar në nëntor të vitit 2020 në Maqedoninë e Veriut për trafikim të lëndëve narkotike.
Familja e tij njihet si rivale e fortë e Aldo Bares. Taullau dyshohet se ka qenë pjesë e bandës së Artur Dajës, rivale me atë të Bares, ku konfliktet kanë nisur që prej vitit 1997.