Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj ka kaluar momente frike pasi makina e tij tip Ferrari ka marrë flakë gjatë udhëtimit.
Gjatë vozitjes, Ferrari 160 mijë euro mori flakë papritmas, me dyert e mbërthyera ku futbollisti dhe vjehrri mbetën të bllokuar brenda. Në fund Hysaj dhe vjehrri i tij kanë arritur të dalin, duke zbritur nga makina e cila më pas është shkatërruar plotësisht. Dëshmitar i skenës nga një makinë tjetër ishte edhe gruaja e tij. Fatmirësisht futbollisti dhe vjehërri i tij që ndodhej në automjet ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore, duke i shpëtuar mrekullisht ngjarjes.
“Makina mori flakë në mënyrë të papritur, për fat të mirë askush nuk u lëndua. Ia dolëm që t’i shpëtonim në kohë rrezikut, besoj se bëhet fjalë për një problem të fabrikës”, tregon futbollisti./