Presidenti francez Emmanuel Macron i ka uruar mirëseardhjen kryeministrit Edi Rama, duke shprehur mbështetjen e Francës p♪7r Shqipërinë. Macron tha se dy vendet duhet të forcojnë partneritetin në të gjitha fushat, teksa njoftoi edhe nënshkrimin e marrëveshjeve qeveritare.
“Jam shumë i lumtur zoti kryeministër që po ju pres këtu në shtëpinë tuaj. Jeni këtu Franca ju do ju dhe vendin tuaj.
Ju e dini se mund të keni besim te vendosmëria ime. Siç e nënvizova para 6 muajsh në Tiranë, këtu bëhet fjalë për të vepruar për bashkimin e Europës dhe të jemi bashkë përballë sfidave.
Ju mund të keni besim te mbështetja jonë për të vazhduar këtë rrugë me qëllim rruga juaj drejt negociatave të vij sa më shpejt.
Të forcojmë partneritetin tonë të çmuar në të gjitha fushat. Do të nënshkruajmë në marrëveshje ndërqeveritare, në menaxhimin e ujit turizmit të qëndrueshëm dhe inovacionit. Këshill Francë-Shqipëri për inovacionin”, tha Macron.