Rrugorja me “dorë të hekurt”, 17 të arrestuar dhe mijëra gjoba!

Policia Rrugore ka bërë bilancin e javës ku rezulton se në pranga kanë rënë 17 drejtues mjetesh për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu janë vendosur mbi 12 mijë gjoba, për shkelje të Kodit Rrugor.

Njoftimi i plotë:

Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë për periudhën 07.04.2024 – 13.04.2024:

? Arrestime dhe procedime penale:

• 17 persona u arrestuan për vepra penale në fushën e qarkullimit rrugor.

• 6 të dehur u arrestuan për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt.

• 2 u arrestuan për drejtim mjeti pa leje drejtimi

• 2 për drejtim mjeti nën ndikimin e lëndëve narkotike.

• 1 për shkelje të rregullave te qarkullimit, që rezultoi në aksident.

• 6 u proceduan për korupsion aktiv ndaj funksionarëve publikë.

? Masat administrative:

• Gjithsej 12,122 masa administrative u vendosën këtë javë.

• 74 për xhama të zinj.

• 741 për shpejtësi mbi limitet e lejuara.

• 343 për parakalime të gabuara.

• 356 për përdorim celulari gjatë drejtimit.

• 703 për mosvendosje të rripit të sigurimit.

• 435 për mosvendosje të kaskës.

• 556 për mosdhënie përparësie këmbësorëve.

• 37 për mosrespektim të ndalesës “Stop”.

• 95 për sjellje të gabuar të këmbësorëve në rrugë.

• 7,744 për qëndrim të gabuar.

• 1,078 të ndryshme.

• 63 masa administrative parashikuan pezullim të lejedrejtimit, me opsion konvertimi në gjobë të dyfishtë.

 

? Bllokime të automjeteve:

 

• 30 automjete u bllokuan:

• 2 me targa të huaja për verifikim të trafiqeve të paligjshme.

• 10 për detyrime të palikuiduara.

• 4 për mungesë dokumentacioni.

• 14 u spostuan me mjet ngritës.

Ruajmë sigurinë rrugore, ruajmë jetë! Ndihmoni në ndërtimin e një komuniteti më të sigurt duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor. Bashkëpunimi juaj është çelësi!

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *