Përdhunonte vajzën e partneres, vdes shqiptari 36-vjeçar

Një 36-vjeçar shqiptar i burgosur në burgun e Korydallos ka ndërruar jetë ditën e sotme. Shqiptari i identifikuar si Daniel Beqiri u dënua me burg nga drejtësia greke pasi përdhunonte vajzën e gruas së tij, të cilën e kishte nga një martesë e mëparshme.

Ishte vajza 25-vjeçare që rrëfeu abuzimin seksual që i bëhej nga njerku i saj shqiptar që nga viti 2013. Ajo ka dëshmuar se deri në moshën 18-vjeçare dhunohej nga Beqiri, ndërsa pasi arriti në një moshë madhore ishte përdhunuar nga shqiptari.

Sipas mediave greke, 36-vjeçari ka regjistruar momentet e abuzimit seksual me të renë, pamje më të cilat shantazhonte këtë të fundit, nënën e saj dhe të afërm të tyre. Ai kërkonte dhe merrte dhurata dhe pagesa duke kërcënuar me publikimin e videove seksuale.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *