Meriton Mjekiqi, ka pasur pakënaqësi në lidhje me produksionin e Big Brother, dhe për këtë gjatë mbrëmjes së djeshme, pas spektaklit, nuk ka vendosur mikrofonin, pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme.
“Nuk e ndez mikrofonin jo, nuk e ndez, a po më dëgjon. Ndaç bini zarf të zi, ndaç bini zarf të kuq. Këtu nuk respektohet asgjë dhe ju kërkoni që të ndez mikrofonin. Ta lëshojnë batutën për fustan si me hëngër fara, e veshe s’e veshe fustanin”, shprehet Meritoni, i cili duket të jetë i mërzitur dhe nga batutat e Ledion Liços, pasi banori kishte refuzuar të vishte fustan, në kuadër të një skeçi që kishin bërë djemtë në shtëpi.
Ndërkohë Françeska dhe Graciano janë munduar t’i ndryshojnë mendjen por nuk ia kanë dalë.