Fredi Beleri, kryebashkiaku i burgosur për blerje votash do të shpallet kandidat për eurodeputet, shkruan media greke “Kathimerini”. Pritet që zyrtarizimi i emrit të tij të bëhet pasdite.
“Deri në mëngjesin e sotëm, 41 nga 42 pozicionet ishin bllokuar, ku e vetmja çështje pezull ishte ajo e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, i cili aktualisht ndodhet në burg në Shqipëri Pritet që zyrtarizimi i emrit të tij të bëhet pasdite”, shkruan media greke.
Beleri do të kandidojë në aleancën Demokracia e Re, e kryeministrit grek Mitsotakis por më parë ai duhet të heqë dorë nga betimi për kryetar në Himarë. Kjo pasi ligji shqiptar ndalon që një kryebashkiak të jetë deputet, ndërsa nuk parashikohet situata për zgjedhjet evropiane