Zjarri në QSUT, ministrja: Ishim të papërgatitur që sistemi shëndetësor të pësonte kolaps!

Ministrja Albana Koçiu ka dhënë shpjegime në Komisionin e Shëndetësisë në lidhje me zjarrin në QSUT.

Koçiu ngjarja është nën hetim nga Prokuroria, ndërsa theksoi se shkak ka qenë një defekt teknik.

“Para se t’i përgjigjem pyetjeve, dua të komentoj të pavërtetat. QSUT është qendra më e rëndësishme shëndetësore në Shqipëri, shëmbëlltyra me e mirë e modernizimi të sistemit shëndetësor në të gjithë vendin. Transferimi i sëmundjeve të brendshme dhe disa reparteve të tjera edhe në spitale të tjera të vendit ka bërë një diferencë të madhe për njerëzit. Në Shkodër, Fier, apo edhe në ndonjë vend tjetër, qendrat spitalore janë në gjendje të japin shërbimet dhe të përballojnë fluksin, kur në QSUT nuk mund të jepet shërbim. Vite më parë një gjë e tillë do të ishte e pa mendueshme dhe në një rast të tillë, sistemi shëndetësor do të pësonte një kolaps. Sa i përket incidentit, pa dashur ta normalizoj dhe as t’i jap më shumë rëndësi sa duhet, është një ngjarje e cila është nën hetim nga Prokuroria e Tiranës dhe nga të dhëna paraprake, mund të konfirmoj se ka pasur një defekt teknik.

Ka pasur djegie të kabujve elektrikë, e cila për pasojë ka shkaktuar disa dëme dhe ka dëmtuar disa aparaturave. Sot që flasim puna dhe shërbimet vijojnë pa probleme më urgjencën e QSUT dhe të vetmet shërbime që mbeten të zhvendosura përkohësisht janë ai i kardiologjisë dhe ai i sëmundjeve të brendshme”, tha Koçiu

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *