Dua Lipa mes 100 njerëzve më me ndikim në botë!

Nuk ndalen sukseset për këngëtaren shqiptare me famë botërore, Dua Lipa. Dua është në kopertinën e Time, ku u shpall një ndër 100 njerëzit me më shumë ndikim në botë. Në këtë intervistë, ajo ka folur për gjithçka, nga manifestimi i ëndrrave të saj, deri te krenaria për rrënjët e saj, Kosovën.

Ajo ka treguar se që në fëmijëri, ka shkruar gjërat që ka ëndërruar për veten.

Që kur kam qenë fëmijë, kam shënuar gjërat që kam ëndërruar për vetën time. Gjithnjë kam planifikuar më përpara. Edhe pse lindin surpriza rrugës, unë i vlerësoj në këtë moment, gjithmonë kam një objektiv afatgjatë”.

Manifestimi është një gjë shumë e rëndësishme për Dua Lipën.

Unë kam shumë besim me gjërat që vendos në këtë botë. Në mënyrë të pavetëdijshme, ti punon për të. Asgjë nuk është shumë e madhe”, tha ajo.

Dua Lipa, e cila lindi në Londër në vitin 1995, nga Anesa dhe Dukagjini, të cilët u larguan si refugjatë në vitet ’90, ka folur gjithmonë me pasion për origjinën e saj.

“Jam nga dy vende në të njëjtën kohë. Të jem kosovare është një pjesë shumë e rëndësishme dhe fakti që mora nënshtetësinë shqiptare ka qenë shumë emocionues”, tha Dua, referuar marrjes së nënshtetësisë shqiptare në vitin 2022.

Dua shtoi se kur flitet për Kosovën, nuk ka dëshirë t’i referohen si një vendi që ka përjetuar luftën, por është shumë më tepër. “Kur unë dhe im atë bëjmë festivalin në Prishtinë, sjellim njerëzit nga e gjithë bota dhe ata vijnë dhe shohin që gjërat janë ndryshe nga ç’e presin”, u shpreh ajo, duke përfshirë edhe artistët dhe admiruesit e muzikës.

Po arrij frytet e punës gjatë gjithë jetës sime,” thotë Lipa. “Është një mënyrë që të jem në gjendje t’u tregoj të gjithëve anën tjetër se kush jam. Më pëlqen karriera ime muzikore dhe fakti që më jep shumë mundësi për t’u shprehur. Por unë nuk jam vetëm kjo”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *