Këngëtarja Dafina Zeqiri ka reaguar për ngjarje e rëndë që ka ndodhur sot në Pejë, ku burri vrau bashkëshorten e tij.
E tronditur, Darina ka postuar një foto me shkrimin “Ditë Zie për Gratë e Vrara”, duke shprehur keqardhjen për të ndjerën Gjyljeta Ukella, e cila u vra me armë zjarri në kokë nga bashkëshorti i saj Edmond Lajçi. Pas këtij postimi, një komentues i ka shkruar asaj: “Edhe ti e ke radhën tani”, koment të cilin këngëtarja e ka posuar në InstaStory.
Në postimin e radhës ajo shkruan: “Përderisa shteti nuk i merr seriozisht viktimat, përfundimi do të jetë i njejtë. Organet kompetente duhet të bëjnë një zgjidhje për këto çka po ndodh në vitet e fundit!”