Monika Kryemadhi ka reaguar pas deklaratës së Ilir Metës, i cili njoftoi se në PL do të ketë ndryshime, pasi në parti ka pasur neopotizëm. Kryemadhi përmes një postimi në Facebook shkruan se këto deklarata të bashkëshortit ndaj saj si deputet dhe sulmet ndaj kreut të SPAK, janë për protagonizëm.
“Shfokusimi nga INCENERATORËT që unë kam kallëzuar me përgjegjësinë e firmës time dhe protagonizmi BOSH janë sot shërbimi më i mirë që mund ti bësh Edi Ramës, Erion Veliaj & Bandës së tyre. Denoncimi me fakte, prova dhe firmë konkrete kundër bandës në qeveri dhe bashki; këto janë tema kryesore që mendoj se duhet të udhëheqin aksionin opozitar.
Gjithashtu, unë besoj se shqiptarët presin nga Opozita ide, vizion dhe propozime konkrete, që ngjallin shpresë dhe besim për popullin shqiptar. Se si do të rrisim mirëqenien dhe sigurinë e tyre. Filmat e vjetër me të njëjtin përfundim janë pa interes për shumicën e shqiptarëve”, shkruan Kryemadhin.