Ditën e sotme, Kuvendi zhvillon senacë pleanre ku si pikë e parë e rëndit të ditës, është interpelanca me ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi, kërkuar nga deputeti Nasip Naço. Gjithashtu , Kuvendi do të diskutojë sot projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 107/2016, “Për prefektin e qarkut”.
Ndërkohë, sot do të diskutohet edhe projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.59/2014,“Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”.
Në rendin e ditës të seancës së sotme, është edhe projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kolegjit të Evropës, për hapjen e degës së Kolegjit të Evropës në Tiranë”.