Përmbytjet në Emiratet e Bashkuara Arabe, shkon në 20 numri i viktimave!

Përmbytjet në Emiratet e Bashkuara Arabe, kanë shkaktuar 20 viktima, raporton BBC. Përmbytjet bënë që të ndërpriten fluturimet në aeroportin e dytë më të ngarkuar në botë, atë Ndërkombëtar të Dubait. Ky aeroport, këshilloi pasagjerët të mos paraqiteshin, pasi pistat ishin të përmbytura me ujë. Në Oman, ekipet e shpëtimit gjetën trupin e një vajze në Saham, duke e çuar numrin e të vdekurve në vend në 19 që nga e diela. Më shumë se 270 fluturime për dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar i Dubait të mërkurën janë anuluar, sipas të dhënave të Flight Aëare.

Ndërsa, edhe 370 fluturime të tjera janë vonuar. Autoriteti Kombëtar i Menaxhimit të Krizave të Emergjencave të Emirateve të Bashkuara Arabe, lëshoi një paralajmërim përpara stuhisë, duke u thënë njerëzve të qëndrojnë në shtëpi. Qeveria u tha gjithashtu punonjësve të saj, që të punonin nga shtëpia dhe shkollat private u këshilluan të kryenin mësim në distancë.

Në Oman, më shumë se 1,400 njerëz janë evakuuar në strehimore. Shkollat dhe zyrat qeveritare janë mbyllur si masë paraprake.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *