Një tërmet me magnitudë 5.6 i shkallës Rihter është regjistruar në rajonin Suloussaray të provincës Tokati në veri të Turqisë.
Thellësia fokale e tërmetit është vlerësuar në 5.99 kilometra. Tërmeti është ndier edhe në prefekturat fqinje.Nga Agjencia për Fatkeqësi Natyrore dhe Emergjenca (AFAD), bëhet e ditur se ekipet kanë nisur hetimet në zonë për të përcaktuar nëse janë shkaktuar dëme.
Informacionet e para të transmetuara nga mediat turke flasin për dëmtime të disa objekteve