Këngëtarja Çiljeta Xhilaga pasi rrëfeu betejën e nënës së saj me kancerin, së fundmi ka folur edhe për babain e saj. Në një bisedë në Ferma Vip, Çili thotë se në rininë e tij, babai ka qenë shumë i pashëm teksa shton se edhe partneri i saj Alban Hoxha ka një ngjashmëri me të.
Ajo më tej tregon edhe atë se çfarë i thonë pleqtë kur e shohin në rrugë.
“Albani i ka sytë si babi im dhe ka një hije si babi im kur ka qenë i ri. Vetëm nga koka jo, se e ka pasur në formë rrumbullake. Ka qenë një nga çunat më të pashëm.Kur më ndalojnë pleqtë në rrugë më pyesin goca e Nantit je apo e Tim Xhilagës je. Goca Nantit u them unë e më thonë që kur kalone babai jot në bulevard me pardesy, tundeshin pllakat e bulevardit”, tha ajo.