Ishte duke riparuar llambat, punojësi i bashkisë Elbasan rrëzohet nga vinçi, përfundon në spital!

Një punonjës i bashkisë Elbasan, ka rënë nga vinçi, teksa po riparonte llambat elektrike.

 

Uniformat blu në Elbasan bëjnë me dije se sot rreth orës 12:00, shtetasi E. B., 56 vjeç, punonjës i bashkisë Elbasan, gjatë punës mbi vinç, për riparimin e llambave elektrike në shtyllat e ndriçimit, në lagjen “5 Maji”, dyshohet se për shkak të një defekti në vinç, është rrëzuar dhe për pasojë është dëmtuar.

56-vjeçari është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *