Sot në Kili do të luhet derbi i përjetshëm, El Clasico mes Colo-Colos dhe Universidad. Në këtë duel për miqtë, 19-vjeçari Thomas Gillier do të qëndrojë mes shtyllave, i shoqëruar nga një histori shumë tragjike familjare. Bëhet fjalë për një djalë që humbi të dy prindërit brenda vetëm shtatë muajve dhe që tani kujdeset për motrën dhe vëllanë e vogël.
Nëna e Thomas, Claudia Correa Bilbao, një artiste shumë e respektuar humbi jetën janarin e kaluar pas një beteje të gjatë me sëmundjen. Vetëm shtatë muaj më parë, babai i Thomas ishte ndarë nga jeta pasi kishte pësuar një arrest kardiak gjatë pushimeve në vendlindje.
“Eksperiencat nuk janë vetëm vitet që keni kaluar në botë. Kjo varet gjithashtu nga ajo që keni përjetuar dhe çfarë keni mësuar nga përvojat e njerëzve të tjerë. Thomas është një djalë i fokusuar që di të mësojë nga shembujt e të tjerëve, ai është i mençur dhe shumë i pjekur. Ai kaloi shumë dhe u rrit herët. Ndoshta kjo është arsyeja pse ai tashmë duket kaq i pjekur edhe kur kalon mes shtyllave”, tha trajneri i Club Universidad.
Gillier do të debutojë sot në derbi për shkak të një dëmtimi të portierit të parë Sebastian Perez, teksa ka bërë gjashtë paraqitje këtë sezon.