Një tjetër aksident u regjistrua mbrëmjen e sotme në Sarandë në vendin e quajtur kthesa e Karahaxhit, në rrugën nacionale Sarandë-Delvinë.
38 vjeçari Elton Basho, banor i fshatit Bajkaj, ishte duke drejtuar tip “Ford Fiesta” kur i ka prerë rrugën një mjeti “Mercedez” dhe pas përplasjes ka përfunduar në kanal.
Nga kontrolli i ushtruar nga efektivë të qarkullimit rrugor rezultoi se drejtuesi i mjetit ishte nën efektin e pijeve alkoolike, ku nga testi i bërë doli me një sasi 1.23, njëherësh edhe pa dokument drejtimi.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të plota të aksidentit.
/Priza.al/