Ai ka qenë për disa kohë edhe kryeqyteti i Shqipërisë, por gjithmonë ka mbajtur pozicionin e qytetit më të rëndësishëm dhe më të madh bregdetar, si dhe atë të portit kryesor të vendit që në lashtësi.
Fjala është për Durrësin, një nga qytetet e para dhe më të lashta të Shqipërisë, që kur kjo e fundit nuk thirrej me emrin e sotëm.
Ndër vite dhe shekuj Durrësi ka ndryshuar shumë, por asnjëherë nuk është zhvendosur nga pozicioni gjeografik ku e ka krijuar Zoti.
Një nga gazetat më të vjetra shqiptare “Java”, e cila publikonte lajme rreth vendit, më 27 qershor 1938, shkruante një lajm për qytetin e Durrësit, të cilit i shoqëroi edhe një fotogaleri me pamje nga bregdeti.
Kjo ishte periudha kur plazhi i Durrësit kishte filluar të merrte jetë, duke u urbanizuar në mënyrë korrekte.
Gjithashtu shkruhet për fillesën e shërbimeve nga bashkia e qytetit dhe operatorët privatë, duke e bërë kështu “banjën e Durrësit” të shfrytëzueshme për turistët e huaj dhe vendas.
Por fotot e rralla tregojnë edhe një veçanti që qytetit të një shekulli më parë, atë që deri ishte shumë më afër se sa sot me banesat dhe qytetin, duke bërë që të kuptojmë se në 100 vite sa tokë i kanë marrë detit durrsakët.
/Priza.al/