Pa unazë në gisht, Melinda Gates bën daljen e parë publike pas divorcit me Bill Gates

Melinda Gates në daljen e saj të parë pas divorcit me Bill Gates u shfaq pa unazën e martesës. Mediat e huaja raportojnë se gjatë pjesëmarrjes në “Forumin e Barazisë së Brezit” në Paris, Melinda  do të shpenzojë 2.1 miliardë  dollarë për agjencitë e promovimit të barazisë gjinore.

Melinda Gates gjatë pjesëmarrjes  në “Forumin e Barazisë së Brezit” në Paris tërhoqi vëmendjen e shfaqur në kostum të bardhë pa unazën në gisht. Teksa ajo fliste për të drejtat dhe fuqizimin e grave, Melinda ngriti dorën e majtë duke e mbajtur qartësisht pranë fytyrës për të treguar gishtin e zhveshur të unazës.

Ky gjest u kuptua si një mesazh i qartë për themeluesin e gjigandit Microsoft, Bill Gates i cili në paraqitjen e tij të fundit publike në maj ende mbante unazën e martesës.

Melinda gjatë fjalimit tha se ka ardhur koha për ‘të gjitha gratë’, duke shtuar se ‘Fondacioni Gates” do të shpenzojë 2.1 miliardë dollarë për punën e barazisë gjinore.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *