Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Lushnjë. Si pasojë, një 77-vjeçar ka ndërruar jetë menjëherë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 6:00 të mëngjesit në autostradë.
Mësohet se Kostandin Verushi ishte duke shkuar në tokat e tij në rrugën nacionale Lushnjë-Berat, ku është goditur nga një furgon mallrash.
Policia ka ndaluar drejtuesin e furgonit dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidenti.
/Priza.al/