VIDEO/ Basha në Elbasan, pritet me lule e ballokume nga dhjetëra qytetarë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shkuar sot në qytetin e Elbasanit. Ai është pritur nga dhjetëra simpatizantë të cilët mbanin në duar flamuj të PD-së.

Duke qenë se dita sot përkon me Ditën e Verës, kjo mund të jetë një arsye më shumë pse Basha ka vizituar Elbasanin. Ai është pritur nga qytetarët me ballokume dhe lule. Teksa ka provuar ëmbëlsirën tradicionale të qytetit, Basha uroi : Gëzuar.

Në një ndalesë të vogël, Basha ka takuar disa qytetarë të cilët po e prisnin me flamuj të PD-së, si dhe brohorisnin ‘Rama ik’. Në video shihen trupa të shumtë të policisë që kanë dalë në terren.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *