Zbulohen detaje të reja nga operacioni/ Mes të arrestuarve edhe dy ish-shoqëruesit e Saimir Tahirit (emrat)

SPAK ka zbuluar detaje të reja në lidhje me shkatërrimin e grupit të trafikantëve të lëndëve narkotike, të cilëve krahas arrestimeve dhe lëshimit të urdhër arresteve u janë sekuestruar edhe drogë si edhe pasuri të paluajtshme.

Në një reagim për mediat, SPAK njofton se mes të 38 të arrestuarve janë edhe dy punonjës të policisë, të cilët veprën penale e kanë kryer në vitin 2016, periudhë gjatë të cilës mbanin detyrën e shoqëruesve të ministrit të Brendshëm. Në atë kohë, ministër i Brendshëm ka qenë Saimir Tahiri.

Në veçanti, masat e sigurisë personale janë ekzekutuar, (përveç 10 shtetasve që janë arrestuar më parë në kuadër të operacionit Kulmi) edhe per një administrator publik (drejtor), nje prokuror, tre zyrtar të larte te policisë e dy punonjes te tjere policie, këta dy të fundit në kohën e kryerjes së veprave penale – në vitin 2016 –  me detyrën e pjestarëve të grupit te shoqerimit të ish – Ministrit të Brendshëm. Zyrtarët publik, në disa raste pronarë të drogës, kanë garantuar, jo vetëm nga ana tokësore, por edhe detare në Shqipëri, që dërgimi i lëndës narkotike i destinuar në brigjet e Puglia-s të kryhej me siguri të plotë”, bën me dije SPAK.

Mësohet se dy të arrestuarit, të cilët ishin shoqërues të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri në kohën kur kryen veprën penale, janë Hekuran Marku dhe Agustin Deda.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *