EMRAT/ Gjenden 7 pako me kokainë në një furgon mallrash në Durrës

7 kilogram kokainë janë gjetur të fshehura në një furgon në portin e Durrësit.
Kjo sasi u gjet nga qentë e anti-drogës të cilët e nutaën pasi kokaina ishte fshehur në qese vakumi.
Në prangat e policisë deri më tani kanë rënë dy persona Arjan Doçi, 38 vjeç dhe Mentor Çuni 39 vjeç ndërkohë që po vijojnë hetimet për të implikuar të tjerë në këtë rrjet trafiku.

Kokaina u gjet në një furgon mallrash në pronësoi të kompanisë “Bledi Travel”.
Kompania në fjalë rezulton e regjistruar në Angli dhe për këtë është kërkuar bashkëpunimi me homologët atje. Furgoni kryente rrugë të vazhdueshme në intinerarin Shqipëri-Itali-Angli dhe përgjithësisht dërgesa produktesh të ndryshme.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *