Fshiu mesazhet nga telefoni i polices, arrestohet i dashuri i 21-vjeçares

Policia e Tiranës ka arrestuar të dashurin e polices 21 vjeçare e cila u vetëvra dje, Aldorjana Loshi.

I dashuri akuzohet për pengim të zbulimit të vërtetës. Burimet bëjnë me dije se ai fshiu mesazhet në telefon me policen.

Njoftimi i policisë:
Tiranë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, ku në rrugën “Todi Shkurti”, është vetëvrarë me armën e shërbimit shtetasja A. L., 21 vjeçe, punonjëse policie pranë Komisariatit të Policisë Nr. 5, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, arrestuan shtetasin E. N., 28 vjeç, banues në Kamëz, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Ky shtetas dyshohet se ditën e djeshme ka shkuar në banesën e shtetases A. L., dhe pasi ka njoftuar Policinë për ngjarjen e ndodhur, ka fshirë mesazhet me shtetasen A. L., në telefonin e saj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *