Prindër për herë të parë, fansat zbulojnë emrin e bebushit të J Balvinit dhe modeles së njohur

Këngëtari i njohur i muzikës latine J Balvin dhe modelja Valentina Ferrer janë bërë prindër për herë të parë. Modelja e ka bërë të ditur lajmin përmes një postimi në Instagram.

“4 ditë më të mira të Dashurisë …”, shkruajti modelja argjentinas në një foto bardh e zi të dorës së saj që mbante këmbën e foshnjës.

Komenti i Ferrer tregon se foshnja lindi më 27 qershor – në të njëjtën ditë kur Balvin, shkroi në Twitter “Querido Rio [Rio im i dashur]” duke bërë që fansat të besojnë se emri i fëmijës së tyre është Rio.

J Balvin dhe Valentina janë njohur bashkë gjatë xhirimeve të videoklipit “Sigo Extranandote” të këngëtarit në vitin 2017-të. 2 muaj më parë ata konfirmuan shtatzëninë e Valentina-s me një foto në Vogue Mexico, në të cilën modelja argjentinase shfaqej me barkun e rrumbullakosur.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *