Operacioni ‘Bregdeti ynë’/ Kontroll 43 subjekteve në Vlorë, Himarë e Sarandë

Në Vlorë, Himarë e Sarandë ka vijuar edhe sot operacioni “Bregdeti ynë”, për lirimin e hapësirave bregdetare të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme.

Në zbatim të planit operacional të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit “Për kontrollin e vijës bregdetare në drejtim të zaptimit të vijës bregdetare nga subjekte apo persona të cilët nuk janë konfirmuar nga e-Albania”, Task-Forca e veçantë në përbërje të së cilës ka 2 grupe FNSH, 2 grupe të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, shërbime të Komisariatit të Policisë Vlorë, Himarë, Sarandë, Policia Bashkiake dhe struktura të mjedisit të Policisë Bashkiake, kanë vijuar kontrollet dhe verifikimet në territorin e plazhit në qarkun Vlorë.

Deri në këto momente janë kontrolluar 43 subjekte , të cilat ishin të pajisura me leje dhe nuk janë konstatuar shkelje.

Një ditë më parë janë kontrolluar 71 subjekte, të cilat ishin të pajisura me lejen përkatëse.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *