Kosova në mbledhjen e Asamblesë Parlamentare të NATO-s

Ditën e sotme do të mblidhet Asambleja Parlamentare e NATO-s në Sofje që në rendin e ditës ka edhe Kosovën. Prishtina pret një dritë jeshile në këtë hap të parë.

Kosova përfaqësohet nga deputetët Driton Hyseni dhe Xhavit Halit, të cilët janë shprehur optimistë se epilogu do të jetë pozitivë. Serbia i ka kërkuar kësaj Asambleje që të mos i japë Kuvendit të Kosovës statusin e anëtarit të asocuar.

Asambleja Parlamentare e NATO-s, ku Kosova synon të avancojë statusin e saj, është institucionalisht e ndarë nga NATO-ja, por shërben si një lidhje e rëndësishme mes NATO-s dhe parlamenteve të vendeve anëtare. Ajo përbëhet nga 281 delegatë nga të 32 vendet anëtare të NATO-s.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *