“Tani është momenti”! Marco, shqiptari ynë gati për të shpërthyer vullkanin kuqezi në Itali

Duhen vetëm 30 mijë vota që shqiptarët të kenë përfaqësuesin e tyre në Parlamentin Europian. Është momenti për të mbështetur sipërmarrësin nga Lugina e Preshevës, Muharrem Salihu, kandidat për Parlamentin Evropian në siglën e koalicionit ”Stati Uniti d’ Europa” në Itali. Në një intervistë  Marco shprehet mjaft optimist.

Unë mendoj se ky është një moment që të gjithë shqiptarët duhet ta korrin atë që kanë mbjellë këto vite. Mua më përkiste që ta sillja deri këtu, që të kishim një zë atje.

Kjo është arritur dhe tani është momenti ta kapitalizojmë këtë ëndërr dhe energji të të gjithë shqiptarëve me arbëreshët e rinj dhe të vjetër që të gjithë bashkë bëjmë një milion.

Është një vullkan që hesht dhe momenti është që të shpërthejë dhe të shtrihet në të gjithë territorin e Italisë dhe të shtrihet në të gjitha vendet europiane”.

Por a keni arritur që të trokisni në derën e cdo shqiptari për ta aktivizuar këtë ‘vullkan’? “Është e vështirë, pasi koha është shumë e shkurtër, është e pamundur që të arrihet në kaq ditë por po gjej entuziazëm të madh tek mërgimtarët, shoqëritë e avokatëve, kontabilistëve, shkollat, shoh një entuziazëm të madh.

Jam i bindur se është duke shkuar mirë. Do të isha i lumtur që kjo të realizohet edhe për fatin e njerëzve që kjo të realizohet pasi e kanë kuptuar këtë thyerje akulli sepse do të na vendosë aty ku duhet të ishim përherë” tha ai.

Por përse nuk krijoi një forcë politike për të përfaqësuar shqiptarët në Itali? “Ne jemi italianë me origjinë shqiptare dhe nuk mendoj se të bëj diçka paralele, do të jemi më të fortë bashkë.

Do të jemi më efikase nëse bashkëpunojmë me njerëz që ndajnë vlera të njëjta me ne. Prandaj edhe kjo ishte arsyeja që unë u angazhova tek Ema Bonino. Janë 144 mijë shqiptarë në Lindje të Italisë dhe do të mjaftonin 30 mijë vota për ta kapitalizuar mandatin” tha Salihu.

I pyetur nëse dje gjatë takimit në Milano priste një mbështetje nga kryeministri Edi Rama, u shpreh se bekimin e Tiranës e ka marrë. “Ndërhyrja në fushatë është e djeshme dhe ai nuk mund ta bëjë këtë, por unë bekimin e Tiranës e kam marrë përpara se të filloja fushatën.

Ngjarje të mëdha të këtyre karaktereve, si kur vjen kryeministri, të gjithë duhet të jemi bashkë. Problemet duhet t’i zgjidhim në Tiranë apo Shkup dhe jo në sheshet e Europës” tha ai.

Por cili është problemi i parë që do të ngrejë në Parlamentin Europian nëse do të zgjidhet? “Çështja më imediate janë shkollat shqipe” deklaroi Salihu.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *