Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë. Një 28-vjeçar me iniciale A.F., duke mbushur disa kova me llaç ka rënë nga lartësia dhe si pasojë e dëmtimeve të marra ai ka humbur jetën. Ndërkohë është shoqëruar drejtuesi teknik i punimeve.
Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë shprehet se shkaku i aksidenteve në punë dyshohet mosrespektimi i kushteve të sigurisë teknike.
“Alarm, 5 të vdekur nga aksidentet në punë në 1 muaj! Në një kantier ndërtimi në Tiranë sot u shënua tragjedia e radhës, kur një 28 vjeçar humbi jetën pasi ra nga një lartësi e konsiderueshme”, shkruan KSSH.