Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka reaguar pasi Asambleja Parlamentare e NATO-s miratoi avancimin e statusit të Kosovës.
Presidentja Osmani përmes një shkrimi në X shprehet se “Mirënjohës për të gjithë anëtarët që votuan në favor të ngritjes së statusit të Kosovës në atë të një anëtari të asociuar.
NATO është fati i Kosovës dhe kjo lëvizje do të sigurojë që zëri i njerëzve më pro NATO-s në Tokë të dëgjohet”.