FOTO/ Përfshihet nga zjarri një sipërfaqe me pemë në Kurbin, punonjësit e OST në luftë me flakët për të ruajtur linjën e transmetimit

Një sipërfaqe me pemëtari është përfshirë nga flakët ditën e sotme pranë fshatit Shëmri, Kurbin.

Mësohet se zjarri është aktiv prej dy orësh, ndërsa janë punonjësit e OST, të cilët po përpiqen të izolojnë flakët që mos të prekin linjën elektrike. Gjithashtu janë lajmëruar dhe zjarrfikësit për të ndërhyrë në shuarjen e zjarrit i cili favorizohet nga erërat dhe temperature e lartë.

Shkaqet e rënies së zjarrit nuk dihen ende, ndërsa në vendngjarje janë nisur dhe forcat e policisë për të hetuar shkaqet e zjarrit.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *