Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Gramshit, ku një 17-vjeçarje ka tentuar t’i japë fund jetës duke pirë fotoksinë.
Dyshimet janë se e mitura në gjendje të rënduar psikologjike ka ndërmarrë aktin e rëndë, por është dërguar në kohë në spitalin rajonal ku është jashtë rrezikut për jetën.
“Ditën e djeshme, rreth orës 14:30, në spitalin e Gramshit, është paraqitur për të marrë mjekim, një shtetase 17 vjeçe, e cila dyshohet se ka konsumuar fotoksinë. 17-vjeçarja vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën” njofton policia.