Videoja e Eglës në “Komunë të Parisit”, Ledioni sqaron të vërtetën

Ditën e sotme është duke u zhvilluar edicioni post Big Brother, ku jo ndryshe nga formati brenda shtëpisë së famshme ka nisur sërish me debate midis konkurrentëve që ishin të pranishëm gjatë këtij rrugëtimi.

Aktori i humorit, Julian Deda është përplasur me fituesen e këtij edicioni të Big Brother Vip 3, aktoren Egla Ceno, teksa e ka ironizuar fitoren e saj, duke qenë se sipas tij ajo e fitoi pasi doli duke bredhur nëpër “Komunë të Parisit”, pastaj rikthimi nga jashtë i dha asaj famë.

Egla deri në momentin që u kërkoi vajzave që ta ndihmonin për tu futur në dyshen e gjelave, erdhi si shkëndijë për një pol të tretë. Mendoj se ato dy ditët fantazmë që nuk e dinte publiku çfarë po ndodhte me të, mori makinën dhe iku”,- tha Juli.

Nga ana e saj, Egla e mohoi duke thënë se ishte të zyrat e psikologes për të kryer testet psikologjike, para se të izolohej te Dhoma e Bardhë.

Më kanë çuar të zyrat e psikologes dhe më futën në dhomën e bardhë”,- tha Egla.

Gjatë debatit midis tyre, ka ndërhyrë moderatori i formatit Ledion Liço, i cili mbështeti pohimin e Eglës, duke shtuar se ajo ka qenë e pranishme në zyrat e psikologes në “Komunë të Parisit” për t’ju nënshtruar disa testeve psikologjike, para se ajo të izolohej në “Dhomën e Bardhë”.

Videoja e Eglës që ka qarkulluar në rrjete sociale, ku ajo është parë në rrugën e “Komunë të Parisit”, para se ajo të izolohej në “Dhomën e Bardhë” ka të bëjë me shkuarjen e saj tek psikologu, për t’ju nënshtruar disa testeve psikologjike para se të futej në izolim”,– tha moderatori Ledion Liço.

Nga këto deklarata disi të çuditshme të dhënë nga vetë moderatori i këtij formati, dhe fituesja e edicionit ngrenë edhe më shumë dyshimet, se si ka mundësi që banorët e Big Brother duhet të shkojnë vetë tek psikologu, ndërkohë që në rastet e tjera janë përdorur metoda ndryshe për t’ju ardhur në ndihmë, ku ka qenë ekipi mjekësor ai që është paraqitur në ambjentet e këtij televizioni.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *