Kuvendi nis me debat, Nikolla largon gazetarët nga seanca

Debat dhe akuza të forta. Nuk kishte si të niste ndryshe edhe seanca e sotme parlamentare. Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla rrëzoi kërkesën e deputetes Ina Zhupa për mocion debat për sulmet ndaj gazetarëve. Në këtë moment të debatit mes deputetëve, garda tenton të nxjerrë gazetarët jashtë.

“Kërkesa juaj konstatohet prima facie që nuk lidhet me çështje të veçanta që nuk lidhjen me punët e këshillit të ministrave. Nuk është në përputhje me parashikimet e rregullores së Kuvendit”, tha Nikolla.

“Ju folët për veprimtari të Këshillit të Ministrave, zonja kryetare citoni nenin 89 pikën 3, nuk pyesni juristët sesi lexohet neni. Gazetarët hiqen, nuk është asnjë e drejtë që t’i hiqni.

Ktheni gazetarët në sallë, mos cenoni lirinë e medias. Kjo është qasje diktatorjale” u shpreh deputetja e PD.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *