Tre gratë që do të formësojnë Europën

Në një botë të rrezikshme, Europa ‘ e vjetër’, e gjen veten në një pozitë alarmante. Në Ukrainë, vazhdon lufta më e përgjakshme që nga viti 1945, ndërkohë që Rusia, përbën një kërcënim për hapësirën kibernetike. Nëse Donald Trump, kthehet në Shtëpinë e Bardhë, ai mund të shkaktojë probleme në NATO, themelin e sigurisë europiane. Ekonomia e kontinentit, është e ndjeshme ndaj goditjeve të shkaktuara nga politika industriale dhe proteksionizmi, në vende të tjera. Populistët euroskeptikë, janë duke ecur lart në sondazhe.

Për t’u përballur me këto rreziqe, Europa ka nevojë, së paku, për një udhëheqje koherente në Bashkimin Europian. Ajo gjithashtu, duhet të mbajë ekstremistët jashtë pushtetit. Nëse do të ketë sukses, varet pjesërisht në zgjedhjet e tre grave: Ursula von der Leyen, presidentja e Komisionit Europian, Giorgia Meloni, kryeministre e Italisë dhe Marine Le Pen, populistja kryesore e Francës.

Ursula von der Leyen, ka udhëhequr krahun ekzekutiv të BE-së, që nga viti 2019, dhe po kandidon për një mandat të dytë. Ajo e meriton një mandat të dytë. Ka bërë një punë të mirë: duke marshuar përgjigjen e fortë kolektive të BE-së, ndaj agresionit të Vladimir Putinit dhe duke ndihmuar, në thellimin e integrimit europian, në një kohë vendimtare, për shembull duke nxitur një program novator për emetimin e borxhit të përbashkët.

Një konservatore gjermane gjakftohtë, ajo e ka vënë gjithashtu Komisionin Europian, në qendër të vendimmarrjes, kur marrëdhëniet franko-gjermane, kanë qenë të acaruara. Duke pasur parasysh

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *