PL: Veliaj po betonizon Tiranën me pangopësinë e mafiozit

Partia e Lirisë akuzon përmes deputetit Petrit Vasili, kryetarin e bashkisë së Tiranës Erion Veliaj për betonizim dhe shkatërrim të kryeqytetit.

“Tirana me 52 mijë apartamente të pashitura dhe megjithatë Erion Veliaj, me korrupsionin histerik që e karakterizon, vazhdon pa u ndalur të japë leje ndërtimi. Vetëm për tre muajt e parë të vitit janë dhënë 232 mijë metra katrorë me rritje 16% nga viti i kaluar.

Ndërkombëtarët të mos mbrojnë modelin e dështuar korruptiv. Ky kryemafioz që qeveris Tiranën, peng i interesave më të ndyra të korrupsionit dhe pastrimit të parasë nuk po ndalet në shkatërrimin e Tiranës.

Banka Botërore hodhi poshtë me prova mashtrimin me Pyll Orbital e me 2 milionë pemë duke e treguar Tiranën si qytetin ku gjelbërimi zhduket dhe nga më problematiket në rajon e më gjerë.

Veliaj, ky kriminel i shëndetit të njerëzve po betonizon Tiranën me pangopësinë e mafiozit. Tirana me treguesit e ndotjes nga substancat tepër të rrezikshme, të rritura me dhjetëra herë është sot qyteti më vrastar për shëndetin në Shqipëri.

Në vend se të ndalet ky hajdut që grabit përditë qytetarët e Tiranës me inceneratorin që nuk ekziston dhe që iu vjedh taksat edhe sot e kësaj dite me 5D, vazhdon dhe jep leje ndërtimi për të varrosur nën beton, Tiranën e shkretë.

Çdo veprim për të ndalur këtë horr nuk është asgjë përpara këtij shkatërrimi kolosal që po i bën Tiranës, Veliaj” shkruan ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *