Aksident i rëndë rrugor, nënë e bijë humbin jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Kosovë ku nënë e bijë kanë humbur jetë për shkak të një aksidenti rrugor.

Ky aksident ka ndodhur rreth orës 10:50 në rrugën Dragash-Zhur.

“Më datën 03.06.2024, rreth orës 10:50 është raportuar për një aksident trafiku të ketë ndodhur në rrugën Dragash-Zhur (Laku i Keq). Lidhur me rastin janë njoftuar njësitë kompetente policore të cilët menjëherë kanë dalë në vendngjarje.

Bazuar në informacionet e para në këtë aksident janë të përfshira një kamion me rimorkio dhe një automjet i udhëtarëve, si pasojë e këtij aksidenti dyshohet se dy persona kanë ndërruar jetë ( një grua 42 vjeçare dhe një fëmijë 3 vjeçar ), vdekjen e tyre e ka konstatuar stafi kompetent i emergjencës se spitalit rajonal në Prizren, ndërsa për rastin tjetër vdekjen e kanë konstatuar emergjenca e QKUK-ës në Prishtinë, pasi që personi për shkak të lëndimeve është dërguar në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës në Facebook.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *