Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila pezulloi ndërtimin e godinës së re për Teatrin Kombëtar.
Me anë të një statusi në ‘Facebook’, kryedemokrati Basha kërkon edhe reagimin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
“Gjykata Kushtetuese foli, radhën e ka SPAK!
#atykuishteashtusiçishte”- shkruan Basha krahas një fotoje që tregon Teatrin Kombëtar, siç ishte para shembjes.