Dy vite “alarm” nga priza.al, banda e Fondit Besa godet sërish, 4 të arrestuar e shumë të mashtruar. Ku është drejtësia?

Prokuroria e Tiranës ka zbuluar një skemë mashtrimi me kreditë e qytetarëve, ku është i përfshirë edhe “Fondi Besa”.

5 persona, konkretisht një qytetar, një notere dhe 3 punonjës të “Fondit Besa”, kanë marrë kredi për 11 shtetas të ndryshëm dhe kanë përvetësuar paratë.

Shtetasi L.V., ka shtyrë 11 qytetarë që të hapnin llogari bankare në emër të tyre, ku janë transferuar shumat monetare të marra nëpërmjet kredive bankare. Po kështu, shtetasi L.V., nëpërmjet gënjeshtrës dhe shpërdorimit të besimit ka siguruar kopje të dokumenteve të identifikimit për personat e dëmtuar dhe pa dijeninë e tyre, ka bërë të mundur realizimin e dosjeve dhe kontratave të kredisë, në institucionin financiar ‘Fondi Besa’ sh.a.

Pas çeljes së kredive, disbursimit dhe transferimit të shumave monetare në llogaritë bankare të 11 qytetarëve, 34-vjeçari me iniciale L. V. ka tërhequr dhe përvetësuar paratë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *