Arrestimi i policëve në Rinas, Balla: Po largojmë policët e inkriminuar

Ministri i Brendshëm Taulant Balla me anë të një postimi në rrjete sociale ka reaguar në lidhje me aksionin e arrestimit të 9 punonjësve të Aeroportit të Rinasit.

Balla shprehet se disa punonjës policie po njollosin punën e palodhur të mijëra uniformave blu që shërbejnë me vendosmëri të palëkundur ndaj shtetit të së drejtës dhe në mbrojtje të qytetarëve, ndaj po largojmë çdo ditë policët e inkriminuar.

“E nxis AMP të forcojë bashkëpunimin institucional me SPAK, prokuroritë e jurisdiksionit të përgjithshëm, si dhe me agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit dhe inteligjencës dhe partnerët tanë ndërkombëtarë, për të garantuar standarde të larta të integritetit dhe pastërtisë së figurës së punonjësve të policisë”, tha Balla.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *