‘Pritë’ në SPAK, Tavo batuta me gazetarët: Do thërras policinë

Paraditen e sotme për më shumë se një orë prefekti i Vlorës, Vangjel Tavo ishte në SPAK për të dhënë dëshminë për një çështje, sikur tha ai, kallëzim që ka bërë në vitin 2021.

Nuk pranoi që të japë më shumë detaje për shkak të sekretit hetimor. Në fund bëri edhe një batutë me gazetarët.

U thirrët për dosjen CEZ-DIA? “Cfarë është lobimi CEZ-DIA more aman të keqen.

Isha si person që ka dijeni pasi kam bërë në kallëzim unë në 2021 dhe kaq, është cështje e hetimit.

Do thërras policinë çuna” tha ai pasi gazetarët po ngulmonin për të zbuluar sa më shumë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *