Incidentet në Elbasan/ Basha: Thirrja ime është kundër dhunës, Rama të mos kërcënojë qytetarë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vizituar sot Elbasanin me rastin e Ditës së Verës. Përveç tij, aty ka qenë prezent dhe kryeministri Rama, e kjo ka bërë që të ketë përplasje të forta mes mbështetësve të të dyja palëve.

Në një prononcim për mediat, Basha akuzoi Ramën për provokime dhe shoqërim me njerëz të bandave. Ai paralajmëroi kryeministrin mos të kërcënojë qytetarët me banditë me armë në brez.

DEKLARATA:

Me qetësi, e kemi ditë feste, me qetësi. Nuk do na ndalë me dhuna, e keqe, është ditë shprese. Dielli do të shndërrisë më fort në 25 prill. Për një kohë shumë të gjatë ky vend është mbajtur në vend numëro, nga bandat që sot shoqëronin me armë në brez kryeministrin në ikje. Qytetarët e Elbasanit nuk e duan dhunën, dua t’ju garantoj se dhuna nuk do na ndalë kot. Mos guxo që ti kërcënosh qytetaret e Elbasanit me persona me armë në brez. Kështu të bëhemi të gjithë bashkë, thirrja ime është kundër dhunës, kundër provokimeve nga dhuna. Kjo merr fund me 25 prill, Elbasani do ti kthehet elbasanllinjve.

Unë e kisha në orën 10, nuk e kisha idenë që ai e kishte në të njëjtin orar. Bandat që shoqëronin kryeministrin janë treguesit që ai e ka ulur këtë vend për 8 vite. Edi Rama e tregoi dhe një herë se ku është problemi, ai e ka konceptuar pushtetin si një tortë që e ndan me bandat.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *