Tym e flakë, Këlliçi: Policia helmoi protestuesit me gaz dhe tymuese

“Më 10 qershor do të jemi sërish në protestë për të ruajtur taksat e qytetarëve. Kam një thirrje për drejtorët e “5D” që janë në burg apo ata që Veliaj do t’i fusë së shpejti. Bëhuni pentito e bashkëpunëtorë të drejtësisë. Mos bëni burgun e Erion Veliaj. Bëjeni për të afërmit e fëmijët tuaj”.

Kështu deklaroi nga protesta para bashkisë, Belind Këlliçi. “Sot e ka humbur fillin edhe policia. Kur unë po flisja policia po hidhte gaz dhe tymuese drejt protestuesve, duke helmuar në një farë mënyrë protestuesit dhe më pas pati një përshkallëzim. Veliaj për pak ditë apo javë do të shkojë në burg.

Erion Veliaj vetëm këtë javë që kaloi pagoi 800 mijë euro për inceneratorin që nuk ekziston. Kjo është një tallje që i bëhet jo vetëm Shqipërisë, por edhe ‘kolegëve’ të tij në SPAK.

I bëj me dije qytetarëve se ndërkohë që jemi këtu në protestë, banorët e Shkozës kanë katër ditë pa ujë. Për këtë duhet të shqetësohet Policia e Shtetit, për qytetarët që nuk kanë ujë, nuk kanë kopshte, nuk kanë shkolla. Ju ftoj që ta intensifikoni protestën tuaj. Ju ftoj të enjten në orën 10 para parlamentit” tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *