Amber Heard, aktorja e njohur e ‘Aquaman’, është bërë nënë e një vajze. Lajmin e ëmbël e dha vetë ajo përmes një postimi në rrjete sociale, ku zbuloi se bebushja erdhi në jetë në prill të këtij viti. Amber ndau për të gjithë fansat e saj një foto teksa mbante vogëlushen e pagëzuar me emrin Oonagh Paige Heard, në gjoksin e saj. Ajo vendosi që të zgjidhte një mënyrë alternative lindjeje, përmes nënës surrogate, ku kjo e fundit rrit foshnjën e dikujt tjetër në mitrën e saj dhe pas lindjes ia jep nënës biologjike.
“Jam shumë e emocionuar ta ndaj këtë lajm me ju! 4 vite më parë, vendosa që dua të kem një fëmijë. Dhe doja ta kisha sipas mënyrës sime! Uroj shumë që të arrijmë deri aty sa të normalizohet fakti që të mos duam domosdoshmërisht një unazë në gisht për të bërë një fëmijë!
Vajza ime lindi në 8 Prill 2021. Emri i saj është Oonagh Paige Heard. Ajo është fillimi i pjesës tjetër të jetës sime.”, shkruan Heard.
Ndërkohë Heard vazhdon betejën ligjore me ish-bashkëshortin e saj, Johnny Depp. Kujtojmë se aktorja ka pretenduar se Depp e ka akuzuar për tradhëti me kolegët me të cilët ka bashkëpunuar duke përfshirë një listë të gjatë emrash si: Kevin Costner, Liam Hemsworth, Billy-Bob Thornton, Channing Tatum, madje dhe me gra, Kelli Garner.
/Priza.al/