E rëndë/ Vëllai plagos me armë motrën në Vlorë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë. Vëllai ka plagosur motrën e tij me armë në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bishan. Mësohet se vëllai, Seit Danaj ka qëlluar drejt motrës me çifte, duke e lënë të plagosur. E dëmtuara ka marrë plagë në këmbë.

Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur ambulanca dhe policia.

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 16:25, në fshatin Bishan, Vlorë, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi S. D., rreth 60 vjeç, ka plagosur me armë gjahu çifte, motrën e tij, shtetasen B. H., rreth 66 vjeçe, e cila është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se autori gjatë konfliktit ka qenë nën efektin e alkoolit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *