Ditën e sotme Gjykata e Tiranës ka konfirmuar masat për efektivët e policisë në aeroportin e Rinasit.
Gjatë hetimeve që po kryhen Eneo Sulejmani dhe punonjësit e komisariatit të Rinasit Briken Terziu janë lënë në arrest në burg pa afat.
Ndërsa për punonjësit e tjerë Sokol Xhika, Ermal Mesin dhe Aris Drinin nuk ka ndryshuar masa në arrest shtëpie.
Gjithashtu punonjësit Ylli Prençi, Rei Shenjtolli, Enkis Aliaj dhe Argil Hasa janë lënë në masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.